Infermierë të diplomuar – Mundësi punësimi në Gjermani
Speichern Sie diesen Job und halten Sie Ihre Suche organisiert
Erstellen Sie ein kostenloses Konto, um Jobs zu speichern, Benachrichtigungen zu erstellen und von Ihrem Dashboard aus zu diesem Eintrag zurückzukehren.
Infermierë për Kujdesin e të Moshuarve – Punësim në Gjermani për Kandidatë nga Kosova
DEKRA Arbeit Kosovë, në bashkëpunim me tre partnerë të mëdhenj gjermanë – Victor’s Group, Vitanas GmbH dhe Dorea Familie – po rekruton infermierë të diplomuar, të licensuar ose në proces licensimi, të gatshëm për të ndërtuar një karrierë afatgjatë në Gjermani në sektorin e kujdesit për të moshuarit.
Profili i kandidatëve të kërkuar:
Diplomë universitare në Infermieri ose Shkenca të Kujdesit Shëndetësor
Licensë profesionale (ose në proces përmes praktikës apo përgatitjes për provim)
Minimum 6 muaj përvojë pune pas diplomimit
Njohuri të gjuhës gjermane – niveli A2 në momentin e aplikimit
Angazhim për arritjen e nivelit B2 para nisjes – në bashkëpunim me DEKRA, ofrohet kurs falas dhe ndjekje e procesit
Gatishmëri për jetesë dhe punë në Gjermani, si dhe për t’u përshtatur me standardet gjermane të kujdesit
Çfarë duhet të përfshihet në aplikim (CV dhe dokumentacion):
CV e përditësuar në gjermanisht (ose anglisht), me përshkrim të përvojës klinike dhe arsimit
Diploma dhe lista e notave
Certifikatë gjuhësore (minimumi A2; preferohet B1/B2)
Dëshmi të përvojës së punës (kontrata, certifikata, rekomandime)
Çfarë ofron DEKRA:
Asistencë të plotë për njohjen e diplomës në Gjermani
Kurse të gjuhës gjermane në Kosovë, falas për kandidatët që kualifikohen
Mbështetje me përgatitjen e dokumentacionit zyrtar dhe përkthimeve të nevojshme
Bashkëpunim me punëdhënësit për gjetjen e banesës dhe integrimin social
Përshtatje në ambientin e punës dhe të jetesës në Gjermani
Kurse shtesë teknike për përgatitje drejt statusit të plotë si infermier i/e licensuar në Gjermani
Të gjithë kandidatët që përzgjidhen nga procesi i filtrimit të CV-ve do të kontaktohen nga ekipi ynë i Burimeve Njerëzore.